Dy motra u shpëtuan nga rrënojat në qytetin turk KahramanmaraÅŸ, 101 orë pas tërmeteve shkatërruese të karakterizuara si "katastrofa e shekullit".

 

Njësiti zjarrfikës i Atalyas arriti të shpëtojë sot në mëngjes nga rrënojat 15-vjeçaren Ayfer dhe më pas motrën e saj 13-vjeçare Fatma të cilat ishin mbuluar nga rrënojat më shumë se 4 ditë.

 

Zjarrfikësit hapën një kanal të gjatë thellë nën rrënoja për të shpëtuar vajzat.

 

Gjatë operacionit të shpëtimit, në një moment Ayfer u kërkoi zjarrfikësve të lëshonin këngën e saj të preferuar, gjë që ata e bënë, të cilën e gjetën në telefonin celular.

 

Operacioni për shpëtimin e motrës së saj zgjati rreth 10 orë.

 

Të paktën 18.342 persona humbën jetën dhe 74.242 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme në Türkiye-n jugore të hënën, të cilat u karakterizuan si "katastrofa e shekullit", njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD).

 

Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën të hënën pjesët jugore të Türkiye-s me epiqendër në KahramanmaraÅŸ ndërsa ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave.

 

Drejtoria për Situata Emergjente (AFAD) njoftoi se më shumë se 120 mijë personel kërkim-shpëtimi janë duke punuar aktualisht në terren./AA