Në Krujë, vijon procesi i rindërtimit, ku do të strehohen familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

 

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau sot foto nga kantieri i rindërtimit në Krujë, ku po vijon procesi i ndërtimit.

 

Rama theksoi se, në Krujë po ndërtohen 22 pallate të reja për familjet e prekura nga tërmeti.

 

Në total, në 22 pallatet që janë në ndërtim e sipër, do të strehohen 341 familje.

 

Punimet nuk kanë nisur vetëm në 3 pallate, të cilat janë pajisur së fundi me lejen e ndërtimit e për pak ditë nisin punën./ATSH