Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Duleka pasi ka firmosur marrëveshjen me PD është shprehur se ky bashkëpunim do të çojë opozitën drejt fitores në 14 maj.

 

Ai thotë se pavarësisht se rruga është e vështirë dhe e gjatë na garanton fitore. Kandidaturat do të jenë të denja dhe se do të sjellin programe konkrete të cilat do të ofrojnë zgjidhje për problematikat lokale.

 

 “Shpreh kënaqësi për nënshkrimin e marrëveshjes. Është një bashkëpunim i hershëm me PD dhe në shumë drejtime i suksesshëm. Do të veçoja bashkëpunimin 2005-2009, është nga katër vjeçarët më të suksesshme qeverisjeje në vend. Kjo marrëveshje nënshkruhet në kushtet ku demokracia në vendin tonë janë në intubim. Me të gjitha rrisqet që një gjendje e tillë klinike përfshinë për organizmin e shtetit.

 

Rruga është e gjatë dhe e vështirë por na garanton fitore. Synojmë që të sjellim kandidaturat më të denja për komunitetin. Primaret ishin një risi dhe një realitet i pakthyeshëm që do shënojë aktivitetin e çdo force politike. Së dyti ne do të sjellim programe konkrete, për çdo komunitet, programe të cilat do ofrojnë zgjidhje për problematikat lokale. Së treti, bashkëpunimi ynë dhe forcat e tjera opozitare, do të sjellim më 14 maj në çdo derë mesazhin se ata und të ndryshojnë fatin e tyre”, deklaroi Dule.