Raketa ruse që kaloi në hapësirën ajrore të Moldavisë nuk arriti në Rumani, tha ministria e mbrojtjes e vendit.

 

 

Ajo tha gjithashtu se sistemi i mbikëqyrjes ajrore kishte zbuluar atë që dukej si një raketë lundrimi e lëshuar nga një anije ruse pranë Krimesë.

 

“Sistemi i mbikëqyrjes ajrore i Forcave Ajrore Rumune zbuloi një objektiv ajror të nisur nga Deti i Zi nga një anije e Federatës Ruse, pranë Gadishullit të Krimesë, me shumë mundësi një raketë lundrimi, e cila vijoi në hapësirën ajrore të Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe rihyri në hapësirën ajrore të Ukrainës pa e prekur në asnjë moment, hapësirën ajrore të Rumanisë”, tha ministria.

 

“Pika më e afërt e trajektores së objektivit me hapësirën ajrore të Rumanisë u regjistrua nga sistemet e radarit afërsisht 35 km në verilindje të kufirit.”

 

Më herët, zyrtarët ukrainas thanë se dy raketa ruse kaluan në hapësirën ajrore rumune dhe moldave përpara se të hynin në Ukrainë sot.

 

Gjenerali ukrainas Valeriy Zaluzhnyi tha se dy raketa Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi kishin hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe më pas fluturuan në hapësirën ajrore rumune.