Ministri i Shëndetësisë së Türkiye-s, Fahrettin Koca tha se pas tërmetit me epiqendër në Kahramanmaraş, në rajon janë mobilizuar 144.156 mjekë dhe personel shëndetësor, përfshirë 18.022 mjekë, 111.699 personel shëndetësor, 14.435 punonjës të urgjencës 112 dhe të Ekipit Kombëtar Mjekësor të Shpëtimit (UMKE).

 

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, ministri Koca theksoi se në zonën e tërmetit janë dërguar nga qytetet e tjera, 1.253 ambulanca, 6 avionë ambulancë, 245 automjete të UMKE, gjithsej 6.596 personel shëndetësor nga UMKE dhe të urgjencës 112 si dhe 9.011 mjekë dhe punonjës shëndetësor.

 

Në rajonin ku ndodhen 14.435 punonjës të urgjencës 112 dhe të Ekipit Kombëtar Mjekësor të Shpëtimit (UMKE), janë mobilizuar 144.156 mjekë dhe personel shëndetësor, përfshirë 18.022 mjekë, 111.699 personel shëndetësor në objektet shëndetësore.

 

Gjithashtu nga rajoni i tërmetit janë transportuar në qytete të tjera 17.868 të plagosur prej të cilëve 953 me avionë, 327 me mjete detare dhe 16.588 me ambulancë në rrugë tokësore./AA