Zeynep Ela Parlak, një vajzë e cila është vetëm tre vjeç e gjysmë, u shpëtua nga rrënojat 103 orë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Türkiye-n jugore të hënën.

 

Ajo u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese në Hatay dhe u dërgua në spital pasi u trajtua në vendngjarje.Të paktën 18.342 njerëz humbën jetën dhe 74.242 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiye-n jugore të hënën, konfirmoi agjencia e emergjencave AFAD.

 

Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë goditën të hënën pjesët jugore të Türkiye-s me epiqendër në Kahramanmaraş, kurse ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me përkushtim për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar në rrënojat e ndërtesave./AA