Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe koordinimi i fondeve në drejtim të prioriteteve strategjike, ishte në fokus të një takimi që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama me komunitetin e donatorëve.

 

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale, foto të këtij takimi, ku ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe ministra të kabinetit qeveritar.

 

“Kazerma e Cerenit, Tiranë – Një ditë pune me të gjithë komunitetin e donatorëve, për Vizionin ‘Shqipëria 2030’ dhe koordinimin e të gjitha forcave e fondeve në drejtim të prioriteteve strategjike”, shkruan Rama.

 

Edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro reagoi për këtë takim.

 

“Takim i gjatë pune me kryeministrin Edi Rama dhe komunitetin e donatorëve për vizionin Shqipëria 203 dhe koordinimin e të gjitha forcave dhe fondeve për projektet strategjike, ku turizmi, mjedisi dhe ndryshimet klimatike, janë padiskutim prioritet qeveritar dhe i partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh ajo, në një postim në rrjetet sociale.

 

“Teksa jemi në hapat e fundit për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, këtë pranverë e jo më kot e pagëzuam këtë vit “Viti i Vjosës”, theksoi Kumbaro./ATSH