Komisioni Rregullator në KQZ  zhvilloi sot mbledhjen e radhës.

 

Në rend të ditës ishte ndryshimi në vendimin nr. 2, datë 31.10.2020, të Komisionit Rregullator, “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”.

 

Komisioni Rregullator miratoi me 5 vota në parim dhe në tërësi, projektvendimin për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve.

 

Po ashtu, Komisionit Rregullator hoqi me votë  pikën dy nga rendi i ditës, atë të projektvendimit për disa ndryshime në vendimin nr. 4, datë 13.11.2020, të Komisionit Rregullator, “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar./ATSH