Pas dy tërmeteve të forta në Türkiye-n jugore, pranë kufirit me Sirinë, Greqia është zotuar të vazhdojë të mbështesë popullin turk dhe sirian "në kohë nevoje".

 

"Tërmetet katastrofike në Türkiye dhe Siri, me reagimet e shoqërisë greke dhe asaj turke, treguan se popujt janë shumë më afër nga sa mendojnë ndonjëherë lidershipet e tyre", tha shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, duke folur në një akademi diplomatike në qytetin Asuncion të Paraguajit, ku ndodhet për vizitë zyrtare.

 

Sipas shifrave zyrtare, gati 19 mijë persona humbën jetën dhe mbi 75 mijë të tjerë janë plagosur në Türkiye si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën pjesën jugore të vendit.

 

Në Sirinë veriperëndimore, përtej kufirit, të paktën 3.384 persona po ashtu humbën jetën.

 

Greqia është ndër vendet e para që shprehu ngushëllime dhe mbështetje për Türkiye-n.

 

Derisa shpëtimtarët grekë marrin pjesë aktive në misionet e shpëtimit, institucione të shumta publike, iniciativa qytetare dhe sindikata kanë organizuar aksione ndihmash për viktimat e tërmetit./AA