Ish-kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP) në Türkiye, Deniz Baykal, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, njoftoi lideri aktual i partisë.

 

“Mësova me pikëllim të madh vdekjen e Deniz Baykal-it, kryetarit tonë, ligjvënësit tonë nga provinca e Antalya-s, i cili e deshi Türkiye-n dhe Partinë Popullore Republikane …”, shkroi Kemal Kılıçdaroğlu në Twitter.

 

“Ai na la një trashëgimi plot histori betejash. Ngushëllimet e mia për kombin tonë”, shtoi lideri i partisë kryesore të opozitës.

 

Baykal vuante nga probleme të qarkullimit të gjakut në arterie dhe kishte marrë trajtim në spitalet në kryeqytetin turk Ankara dhe në Mynih të Gjermanisë që nga viti 2017 përpara se të kthehej në parlament në vitin 2019.

 

Kur Bayal fitoi për herë të parë një mandat parlamentar në vitin 1973, ai ishte deputeti më i ri turk.