Teksa sot në orën 12:00 pritet të zhvillohet protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mbështetës të Partisë Demokratike dhe jo vetëm, nga rrethet po i bashkohen tubimit.

 

Sipas raportimeve në media, qytetarë nga Berati, Fieri, Korça, Fushë-Krujë, Vlora, Elbasni, Kukësi, Fieri janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës.

 

Ndërkohë më herët kryedemokrati, Sali Berisha reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

“Shqipëria po marshon drejt Tiranës!  Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik!”-shkroi Berisha.