Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga protesta e thirrur nga opozita, ashtu sikurse ishte njoftuar prej ditës së djeshme policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e manifestimit.

 

Në pamjet e siguruara nga Opinion.al, shfaqen efektivë të shumtë si dhe furgona policie mbrapa kryeministrisë.

 

Ndërkohë një ditë më parë u blindua godina e kryeministrisë dhe Kryesia e Kuvendit.

 

Sakaq, policia njoftoi se disa akse rrugore do të bllokohen, nga ora 10:00 deri në përfundim të tubimit.

 

Akset e bllokuara për disa orë janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

 

Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshi “Skënderbej” dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë.