Njerëz të tjerë u nxorën nga rrënojat e ndërtesave të shembura sot, ndërsa skuadrat e shpëtimit nga e gjithë bota po garojnë kundër kohës për të shpëtuar jetë pas tërmeteve të fuqishme të së hënës në Türkiye-n jugore.

 

Menekşe Tabak, një grua 70-vjeçare, u shpëtua pasi mbeti e bllokuar nën rrënoja për 122 orë në provincën Kahramanmaraş, epiqendra e dy tërmeteve që tronditën Türkiye-n jugore në fillim të kësaj jave.

 

Maşallah Çiçek, 55 vjeçe, u shpëtua në provincën Diyarbakır pasi mbijetoi nën rrënojat e një ndërtese ku kishte mbetur e bllokuar për 122 orë.

 

Buşra Almusa, një grua 25-vjeçare, u shpëtua gjithashtu në Gaziantep 119 orë pas tërmetit.

 

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

 

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin./AA