Pas deklaratës së ditës së djeshme të xhaxhait të Aleks Nikës, se disponon kasetën e audioregjistrimit të  “21 janarit”, oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në policinë e Tiranës kanë shkuar në familjen e tij.

 

Sipas Ballkkanweb, oficerët kërkojnë të marrin regjistrimin audio në kuadër të hetimve për vrasjen e katër protestuesve në bulevared.

 

Kujtojmë se ditën e djeshme Aleks Nika takoi kreun e Prokurorisë të Posaçme, të cilit i kërkoi që SPAK të marrë në dorë hetimet për çështjen.

 

Ky takim erdhi pas regjistrimeve audio të publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me ngjarjen e 21 janarit. Audio tregon një bisedë të zhvilluar mes drejtuesve të gardës para se të qëllohej drejt protestuesve.