Autoritetet kanë referuar në Prokurori materialet për një 56-vjeçare, banuese në fshatin Velçan, Pogradec, për veprën “Plagosje e lehtë me dashje”.

 

 

Bëhet me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 56-vjeçarja ka goditur me send të fortë një shtetase tjetër.

 

Njoftimi i policisë:

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. M., 56 vjeçe, banuese në fshatin Velçan, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në fshatin Velçan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë një shtetase tjetër.