Një ndërtesë ka zënë poshtë ekipin e kërkim-shpëtimit në Hatay ndërsa po bënin përpjekje për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënojat e tërmeti tragjik.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një punëtor mbeti i bllokuar dhe mori dëmtime të lehta. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Pas tërmetit të mëngjesit të 6 shkurtit me magnitudë 7.8 ballë, pati pasgoditje të tjera të fuqishme, ku më e madhja ishte ajo me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.