Flakët kanë përfshirë këtë të diel një banesë në lagjen Xhemaj të Cakranit në Fier.

 

 

Flaket janë parë nga fqinjët dhe banorët e lagjes, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në dhomën e gatimit ndërkohë që zjarrfikëset janë duke shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 

Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar të gjitha orenditë, ndërkohë që nuk ka të lënduar.