Türkiye dhe Greqia nuk duhet të presin një tërmet tjetër për të përmirësuar marrëdhëniet, tha sot ministri i Jashtëm turk, Mevlüt ÇavuÅŸoÄŸlu.

 

Duke folur para gazetarëve me homologun e tij grek Nikos Dendias në provincën Hatay të goditur nga tërmeti në Türkiye-n jugore, ÇavuÅŸoÄŸlu përshëndeti mbështetjen e Greqisë pas tërmeteve shkatërruese në fillim të kësaj jave.

 

“Fakti që Nikos Dendias është këtu me ne sot tregon solidaritetin e popullit grek me Türkiye-n dhe kombin turk”, tha ÇavuÅŸoÄŸlu.

 

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore shihen në kohë të tilla sfiduese”, shtoi ai.

 

Kryediplomati turk kujtoi tërmetin e vitit 1999 në Marmara dhe tha se Greqia gjithashtu përjetoi tërmete atëherë vetëm një muaj pas Türkiye-s.

 

“Në atë kohë, e para Greqia nxitoi për të na ndihmuar, pastaj Türkiye nxitoi për të ndihmuar Greqinë”, tha ÇavuÅŸoÄŸlu, ndërsa citoi një lajm të atëhershëm nga revista e lajmeve Time.

 

ÇavuÅŸoÄŸlu i kishte dërguar një letër revistës Time si qytetar i zakonshëm turk në lidhje me historinë e marrëdhënieve Türkiye-Greqi.

 

“Solidariteti në lidhjet e vështira është i rëndësishëm, por nuk duhet të presim një tërmet tjetër për të zhvilluar marrëdhëniet”, kishte thënë ai.

 

“Unë atëherë e thashë këtë si një qytetar i thjeshtë turk. Sot, si ministër i Jashtëm Türkiye-s, ndaj të njëjtin mendim”, theksoi ai.

 

ÇavuÅŸoÄŸlu kërkoi dialog “të sinqertë” për të kapërcyer dallimet në opinione.

 

Ministri i Jashtëm turk shprehu gjithashtu mirënjohje për Dendiasin, qeverinë e tij dhe gjithë popullin grek për “mbështetjen e dhënë në kohë të tilla të vështira”.

 

Nga ana e tij, Dendias u zotua për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për Türkiye-n e goditur nga tërmeti.

 

“Ne (Greqia) do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për të kapërcyer kohët e vështira (në Türkiye), si në nivel dypalësh, ashtu edhe në nivel të BE-së”, tha ai.

 

Kryediplomati grek gjithashtu përsëriti fjalët e ministrit ÇavuÅŸoÄŸlu, duke thënë se dy vendet nuk duhet të presin një tërmet tjetër për të përmirësuar marrëdhëniet.

 

Dendias është ministri i dytë i jashtëm që viziton Türkiye-n pas dy tërmeteve të fuqishme.

 

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me epiqendër në KahramanmaraÅŸ, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Åžanliurfa.

 

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

 

Sipas shifrave të fundit, mbi 24.600 njerëz kanë humbur jetën në Türkiye dhe mbi 80.000 janë lënduar.

 

Ndërkaq, në Sirinë fqinje, numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 3.500, ndërsa më shumë se 5.200 janë lënduar./AA