Mançester Siti ka mposhtur me rezultatin 3-1 Aston Vilën në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të Premier Ligës.

Sfida u zhbllokua në minutën e 4 me Rodrin, ndërsa në minutën e 39, Gyndogan dyfishoi shifrat. Në minutën e fundit të pjesës së parë Mahrez shënoi edhe të tretin për vendasit. Ndërsa goli i vetëm për miqtë u shënua në minutën e 61 nga Uatkins.

“Qytetarët” renditen në vendin e 2me 48 pikë, 3 më pak se Arsenali kryesues.