Egenit të vogël, i cili u shpëtua nën rrënojat në Hatajit nga tërmeti me qendër Kahramanmarash, futbollisti i Gallatasarajit, Bafetimbi Gomis, i dërgoi përshëndetje me fanelën e tij, të cilin vogëlushi e donte shumë.

Bafetimbi Gomis, në llogarinë e tij në rrjetet sociale, shkruan për Egen e vogël: “Mund ta zvogëlojmë dhembjen, duke e ndarë. Mbrëmë arrita tek Ege. Por ai ishte në gjumë, ne nuk donim ta shqetësonim, kështu që nuk mundëm të flisnim me të. Që dje, babai i tij, Zhener, u bë vëllai im dhe Aslan Ege u bë nipi im. Çdo gjë që është e nevojshme do të bëhet”, thotë francezi.