Pas dy tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş që tronditën Turqinë, puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit vijon pandërprerë në rajon.

Në orën e 175 të tërmetit në lagjen Antakya të Hatajit, një nënë dhe 2 fëmijë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Nëna dhe 2 fëmijët janë dërguar në spital për t'u trajtuar nga ekipet mjekësore.