Ditën e sotme flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë, pasi 13 shkurti u shpall ditë zie kombëtare në ndër të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

 

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shpreh solidaritetin me familjet e viktimave.

 

Kreu i shtetit shkruan se shqiptarët s’do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit më 26 Nëntor 2019.

 

Postimi i Presidentit:

 

Në këtë ditë zie kombëtare, le të bashkojmë lutjet tona dhe të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019.