Policia e Sarandës ka shoqëruar disa persona lidhur me tritolin që shpërtheu në një hotel, i cili e shkatërroi totalisht ndërtesën.

 

Të shoqëruarit janë famijalër e dy ortakëve të këtij hoteli, Spiro Çabirit dhe shtetasit grek Dhimitër Evangjeliu.

 

Ata do të pyeten nga autoritetet nëse kanë dijeni mbi ngjarjen, pasu dy bashkëpronarët e hotelit kanë patur konflikte të vazhdueshme prej disa vitesh dhe ishin në një proces gjyqësor.

 

Ndërkohë, priten forcat xhenierë nga Tirana për të përcaktuar saktësisht llojin e lëndës plase dhe sasinë e vendosur në kolonat e hotelit.