Finlanda ka dërguar ndihma për strehim me kapacitet për 3 mijë persona në Türkiye pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş.

 

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Brendshme e Finlandës thuhet se pas tërmeteve në Kahramanmaraş është kryer ndihmë për strehimin emergjent të 3 mijë personave.

 

Pjesa e parë e ndihmës u dorëzua më 11 shkurt përmes Qendrës së Koordinimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive Euro-Atlantike të NATO-s, ndërsa produktet e ndihmës urgjente të dërguara në Türkiye përfshijnë tenda dhe soba me ngrohje.

 

Ministritë e Brendshme dhe të Mbrojtjes së Finlandës kanë punuar së bashku në çështjen e logjistikës së ndihmës në fjalë.

 

Në ekipet që Finlanda ka dërguar në rajon për punimet e shpëtimit, 3 ekspertë janë përfshirë në punimet e shpëtimit si pjesë e Ekipit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian ndërsa 4 ekspertë si pjesë e Ekipit të Mbështetjes teknike.

 

Ministrja e Brendshme finlandeze, Krista Mikkonen në një deklaratë me shkrim tha: "Me sa dimë kanë humbur jetën dhjetëra mijëra njerëz dhe shkatërrimi është shumë i madh. Në rajonet që tërmeti ka goditur, ka nevojë për strehim në përmasa të mëdha. Finlanda duke dërguar produkte të ndihmës, synon të plotësojë nevojat themelore të njerëzve".

 

Finlanda e cila po përgatit ndihma financiare edhe për të prekurit nga tërmeti në Siri, thekson rëndësinë e punimeve që do kryhen për shpëtimin dhe heqjen e rrënojave pas tërmetit./AA