Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se ditën e djeshme, Taulant Balla dhe Lindita Nikolla e kthyen dje Parlamentin në censurë politike.

Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se seanca e djeshme ishte një provokim nga ana e mazhorancës dhe si e tillë cdo masë e kërkuar apo e pretenduar është nul.

 

Vasili i bëri thirrje Lindita Nikollës që të marrë masa ndaj deputetit, siç e quajti ai Edi Ramën, për shkak se po refuzon të japë llogari në Parlament.

 

“Nikolla dje duke mos ndërprerë farsën, por duke i hedhur benzinë kësaj duke e vazhduar këtë provokim, ndihmoi në shkatërrimin e parlamentit. Sot i bëjmë thirrjen e fundit Lindita Nikollës të lerë mënjanë këto skenarë.

 

Të merren masa dhe ndëshkimet në lidhje me deputetin Edi Rama, që refuzon llogaridhënien. I kërkohet deputetit Rama të japë llogari për 27 çështje në lidhje detin. I bëj thirrje Nikollës të marrë masa për Edi Ramën. Rama po refuzon autoritetin e parlamentit dhe po ushtron veprimtarinë si bandit. Cdo masë ë kërkuar apo e pretenduar është nul.”, tha ndër të tjera Vasili.