Një 30-vjeçar është ndaluar, pasi ishte shpallur në kërkim, pasi përmes mashtrimit ka marrë makinën një personi dhe nuk ia ka thyer më.

 

 

Gjithashtu nën hetim janë edhe dy të rinj, të cilët gjatë një ndeshje në stadiumin “Adush Muça” kanë hedhur sende të plastike në drejtim të arbitrit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

 

 

“Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi përmes mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin dhe nuk ia ka kthyer më. Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. B., 27 vjeç dhe L. R., 22 vjeç, të dy banues në Ballsh, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli, në stadiumin “Adush Muça”, kanë hedhur sende plastike, në drejtim të arbitrit“, thuhet në njoftimin e policisë.