Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Türkiye, ambasadori Nikolaus Meyer-Landrut tha se në punimet me natyrë ndihmën në rajonet e tërmetit në Türkiye janë fokusuar në mbështetjen mjekësore dhe nevojën për strehim urgjent.

 

Ambasadori Meyer-Landrut u takua me gazetarët në Ankara ku ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe shpjegoi punimet e kryera pas tërmetit me qendër në Kahramanmaraş.

 

Ai tha se ka një trishtim të thellë për shkak të fatkeqësisë së tërmetit. "Kjo është një fatkeqësi humanitare me përmasa të mëdha. Unë në vitet e fundit kam vizituar shumë qytete në rajonin ku ndodhi tërmeti dhe jam njohur me njerëzit atje. Tani disa prej këtyre njerëzve kanë humbur jetën ndërsa shumë prej tyre janë prekur nga tërmeti", deklaroi Meyer-Landrut.

 

Meyer-Landrut nënvizoi se ndaj zinë e popullit turk dhe se menjëherë pas tërmetit kanë kaluar në veprim menjëherë dhe se kanë marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit me 1.650 persona nga 21 vende anëtare dhe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia.

 

"Krahas ndihmës së kërkim-shpëtimit, 12 vende të BE-së kanë siguruar mbështetje me 50 mijë tenda, 100 mijë batanije, 50 mijë ngrohës", tha Meyer-Landrut.

 

"Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të BE-së (ERCC) mobilizoi 500 shtëpi tenda nga rezervat tona. Gjithashtu Türkiye-s do t‘i dorëzohen 2 mijë tenda dhe 8 mijë shtretër që posedojnë vende të ndryshme. Në rajon kemi instaluar edhe spital fushor. Në këtë fazë, fatkeqësisht me kalimin e kohës po shkohet drejt përfundimit në operacionet e kërkimit. Fokusi ynë është mbështetja mjekësore dhe strehimi", tha ai.

 

"Ndihmat nga vendet anëtare të BE-së vazhdojnë të vijnë çdo minutë", thekson Meyer-Landrut i cili shton se edhe Komisioni Evropian (KE) në muajin mars do të mbajë në Bruksel konferencën ndërkombëtare të donatorëve./AA