Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot në Dubai marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”.

 

Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili ndau momente nga nënshkrimi i marrëveshjes mes të dy vendeve.

 

Marrëveshja u krye gjatë një takimi të zhvilluar sot me ftesë të zv.presidentit dhe Kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Rasheed al Maktoum.

 

Rama tha se “firmosëm marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”, e cila do të na mundësojë edhe realizimin e projekteve të digjitalizimit me mbështetjen e EBA”.

 

Kryeministri Rama mori pjesë sot në Samitin Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ndodhet për vizitë dyditore gjatë së cilës do të ketë edhe takime bilaterale./ATSH