Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se rritja e niveleve të detit, e përkeqësuar nga ndryshimet klimatike, po rrezikon jetesën e brezave të ardhshëm dhe po kontribuon gjithnjë e më shumë në konflikt dhe paqëndrueshmëri në mbarë botën.

 

“Rritja e niveleve të detit po fundos të ardhmen. Rritja e niveleve të detit nuk është vetëm një kërcënim në vetvete. Ai është një shumëfishues i kërcënimit”, tha Guterres në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që u mblodh për të trajtuar rreziqet e sigurisë që lidhen me rritjen e niveleve të detit.

 

“Për qindra miliona njerëz që jetojnë në vende të vogla ishullore në zhvillim dhe në zona të tjera bregdetare të ulëta anembanë botës, rritja e niveleve të detit është një përrua që krijon probleme. Rritja e niveleve të detit kërcënon jetët dhe rrezikon qasjen në ujë, ushqim dhe kujdes shëndetësor”, tha Guterres.

 

Përveç kësaj, shefi i OKB-së theksoi pasojat e dëmshme ekonomike nga depërtimi i ujërave të kripura në industritë kryesore, përfshirë në bujqësi, peshkim dhe turizëm, si dhe në dëmtimin e infrastrukturës jetike.

 

Një pjesë e rritjes së niveleve të detit mund t’i atribuohet shkrirjes së akullit të detit në oqeanet Antarktik dhe Arktik, për të cilat Organizata Botërore Meteorologjike vlerësoi se ishin në nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë për muajin janar.

 

Ngrohja e temperaturave të sipërfaqes dhe detit, e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, po ashtu kanë kontribuar në këtë fenomen shqetësues.

 

“Pasojat e gjithë kësaj janë të pa imagjinueshme. Komunitete dhe vende të tëra të ulëta mund të zhduken përgjithmonë. Do të ishim dëshmitarë të një eksodi masiv të popullsive të tëra në një shkallë biblike. Dhe do të shihnim konkurrencë gjithnjë e më të ashpër për ujë të freskët, tokë dhe burime të tjera”, tha Guterres./AA