Një protestë kundër themelimit të Asociacioni të komunave me shumicës serbe pritet të zhvillohet këtë pasdite në kryeqytetin e Kosovës.

 

 

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që pavarësisht bindjeve të tyre politike t’u bashkohen për të marshuar së bashku.

 

Ky marsh, i cili do të nisë nga ora 16:00 para Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, ka moton “Bashkë kundër Asociacionit”.

 

 

Nënkryetarja e Parlamentit Studentor, Albë Lala ka thënë se edhe 24 vite pas luftës aspiratat e Serbisë karshi territorit të Kosovës ende nuk janë shuar.

 

Ky marshim vjen në ditën kur shënohet 53-vjetori i themelimit të UP-së.