Një ish-ushtarak me origjinë shqiptar që ka shërbyer në Francë është arrestuar dirën e djeshme ne Girona të Spanjës për kultivim dhe shitje të marjuanës. Bashkë me të u arrestua dhe bashkëshortja e tij.

 

 

Hetimi vjen pasi policia e qytetit kishte marrë denoncime nga disa qytetarë.

 

Gjatë kontrollit fizik në shtëpinë dykatëshe , policia gjeti dhe sekuestroi marjuanën, 15 armë, dy sëpata, dy hanxharë, një sharrë dhe gjashtë thika. Po ashtu dhomat e vilës ishin të monitoruara me kamera sigurie.