Policia e Elbasanit ka reaguar pas denoncimit në një emision investigativ se një 70-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 20 vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

Ka qenë mamaja e vajzës që ka denoncuar se personi me inicialet F. H. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me vajzën e saj 20 vjeçe që vuan nga probleme mendore, por kur ka bërë denoncimin, akuzoi policinë se i ka shantazhuar dhe e kanë lënë të lirë 70-vjeçarin.

 

Policia e Elbasanit ka reaguar sot duke thënë se ka bërë ballafaqimin me tre personat e përfshirë në ngjarje, dhe më pas gjykata ka vendosur që autori i dyshuar të lihet i lirë.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan:

 

Në lidhje me një rast të transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, gjatë të cilit një shtetase 20 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe pretendon se një 70-vjeçar kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të dhe se shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik nuk kishin vepruar konform ligjit, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për këtë rast, ju bëjmë me dije se:

 

Menjëherë sapo shtetasja V. C. ka kallëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik, mbi dyshimet e saj se shtetasi F. H. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me vajzën e saj 20 vjeçe që vuan nga probleme të shëndetit mendor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kanë regjistruar kallëzimin, kanë referuar materialet në Prokurorinë e Elbasanit dhe në drejtimin e kësaj prokurorie, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe të përgjegjësisë penale të shtetasit F. H.