Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) tha se vonesa e ndihmave të OKB-së për rajonet në veriperëndim të Sirisë të prekura nga tërmeti, shkaktuan rritjen e numrit të viktimave, transmeton Anadolu.

 

SNHR e cila dokumenton shkeljet e të drejtave të civilëve në Siri, në një raport të publikuar akuzoi OKB-në dhe institucionet e saj për "vonesa" në çështjen e dërgimit të ndihmave humanitare dhe ndërhyrjes në rajonet në veriperëndim të Sirisë të cilat u prekën nga tërmetet.

 

"Mbërritja e ndihmave të OKB-së me vonesë në veriperëndim të Sirisë dhe lënia të vetëm e institucioneve lokale të ndihmës në ndërhyrjen e tyre kundër fatkeqësisë së tërmetit shkaktoi rritjen e numrit të të vdekurve nën rrënoja", thuhet në raport.

 

Në raport, arsyet e zyrtarëve të OKB-së për vonesat lidhur me dërgimin e ndihmave ndërkombëtare u cilësuan si të "pabaza" dhe nga OKB-ja u kërkua që të ngre një hetim të brendshëm i cili njofton arsyen e vonesës së përjetuar në dërgimin e ndihmave ndërkombëtare për rajonet e goditura nga tërmetet në veriperëndim të Sirisë.

 

Në tërmetet me qendër në Kahramanmaraş të Türkiye-s, në Siri humbën jetën të paktën 3.688 persona ndërsa u plagosën 14.749 të tjerë prej të cilëve më shumë se gjysma në rajonet nën kontrollin e opozitarëve.