Nga stërvitja te kontrolli i pjatës, bëjmë shumë për t’u përshtatur dhe për të hequr kilogramët shtesë. Edhe pse këto aktivitete janë pjesë përbërëse e një programi për humbje peshe, disa çajëra mund të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të humbjes së peshës. Deri tani, kemi përdorur vetëm çajin e gjelbërt për humbje peshe. Megjithatë, ka edhe disa të tjerë që mund të nxisin humbjen e peshës. Ja një listë.

 

Çaj Anise formë ylli

 

Kjo bimë quhet edhe illicium verum dhe zakonisht përdoret në ushqimet kineze. Por a e dini se ky frut mund t’ju ndihmojë të digjni ca kalori kur përgatitet në formën e një çaji? Epo, kjo është sepse anise yll është antimikrobik dhe ndihmon tretjen, gjë që përshpejton humbjen e peshës.

 

 

Çaj Mente

 

Shumë probleme të peshës rrjedhin nga çrregullimet e tretjes dhe fryerjes. Çaji mente relakson organet gastrointestinale dhe nxit lëvizjet e shëndetshme të zorrëve. Nëse pini çaj mente, yndyrnat treten shumë më shpejt duke zvogëluar fryerjen dhe mostretjen.

 

Çaj Hibiscus

 

Një nga këshillat më të mira për humbjen e peshës është të pini të paktën 2 gota çaj hibiscus çdo ditë. Kjo për shkak se ky çaj nxitë prodhimin e amylazës – një enzimë që ndihmon në absorbimin e karbohidrateve dhe niseshtes. Kjo nënkupton se nëse pini çaj hibiscus, ju djegni yndyrën që formohet nga ngrënia e ushqimeve me niseshte. Thjeshtë!

 

 

Çaj trëndafili

 

I përgatitur nga përzierja e fletëve dhe sythet, ky çaj mund të ketë një ndikim pozitiv në trup. Ai ka veti për të eliminuar toksinat dhe për të pastruar lëkurën tuaj, por ky gjithashtu ndihmon në lëvizjet tuaja të zorrëve, duke çuar kështu në tretje më të mirë, gjë që përfundimisht ndihmon në humbjen e peshës./ fashionmagazine.com