Rusia ka vijuar sulmet e saj ndaj pozicioneve të Ukrainës në lindje të vendit, ka thënë zëvendësministrja e Mbrojtjes së Kievit.

Hanna Malyar deklaroi se situata është e tensionuar dhe po bëhet “më e vështirë” për trupat ukrainase, por megjithatë, ajo tregoi se forcat e Kievit po vijojnë përparimin dhe se disa njësi ruse kanë pësuar humbje të mëdha.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi Moska pretendoi se kishte dëmtuar dy linja mbrojtëse të Ukrainës në frontin lindor më herët ditën e sotme.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ukrainasit ishin tërhequr përballë sulmeve në rajonin e Luhanskut, por nuk dha detaje të mëtejshme.