Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Türkiye-s (AFAD) ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga dy tërmetet e javës së kaluar që goditën pjesën jugore të vendit është rritur në 36.187.

AFAD tha se personeli i kërkim-shpëtimit i përbërë prej 253 mijë personash po punojnë aktualisht në terren.

 

AFAD po ashtu tha se deri më tani të paktën 216.347 persona janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti.

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiye-s njoftoi se një personel i huaj i përbërë nga gjithsej 7.098 persona nga 24 vende po vazhdojnë aktualisht përpjekjet e tyre në terren.