E njëjta situatë sikurse edhe të hënën po ndodh para dyerve të Kuvendit. Deputetët e Partisë Demokratike, përfshirë edhe deputetët e përjashtuar po tentojnë të hyjnë në Kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare.

 

Ndërkohë Garda nuk po i lejon ata që të bëhen pjesë e seancës plenare.

 

Kujtojmë se 12 deputetë demokratë janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit për disa ditë, pasi kanë shkaktuar kaos në seancat e kaluara.

 

Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.