Byroja e Kuvendit ka konfirmuar përjashtimet e bëra ditën e djeshme nga Sekretariati i Etikës.

 

Sali Berisha dhe Flamur Noka mbeten të përjashtuar për 10 ditë ndërsa Belind Këlliçi dhe Edi Paloka për pesë ditë.

 

Mbledhja u zhvillua pas kërkesës së deputetëve demokratë ku kërkonin rrëzimin e vendimit të ‘Etikës’.