Deputeti Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancën se po godet rëndë parlamentarizmin me sjelljen që po bën.

 

“Ky parlament është kthyer në varrëmihësin e parlamentarizmit. Shumica po abuzon të drejtat e deputetëve për të përfaqësuar qytetarët. Unë nuk pres që kjo qeveri të respektojë të drejtat e shqiptare por ky parlament e ka këtë detyre. Kemi kërkuar komision hetimor, ndërsa jo thoni që ligji është pezulluar nga Byroja. Absolutisht kjo nuk mund të ndodhë.  Kryeministri nuk vjen këtu se ka hall se po foli i regjistrohet se çfarë thotë”, tha Bylykbashi.