Në kuadër të 15-vjetorit të pavarësisë, në Kosovë janë duke u zhvilluar një sërë organizimesh artistiko-kulturore.

 

Një prej tyre është ekspozita “Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumentet arkivore” e organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

 

Rrugëtimi drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës u shpalos në tjetër format. Atë po e tregojnë 15 panelet me dokumente, fotografi, ngjarje dhe shkrime të ndryshme të gazetave të asaj periudhe, të ekspozuara në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

 

Të gjitha këto dokumentime tejet të rëndësishme që janë dëshmi e aktivizmit, veprimtarisë politike, e sakrificës drejt shtetndërtimit do të qëndrojnë në dispozicion të publikut edhe gjatë ditës së nesërme./AA