Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat u pyet ditën e sotme nga gazetarët për paraqitjen e djalit të tij në SPAK.

 

Berisha e quajti kërkesën për paraqitjen e Shkëlzen Berishës në SPAK si përpjekje të qeverisë për të mjegulluar çështjen që ka dalë sëfundmi të takimeve të Ramës me ish-zyrtarin e FBI McGonigal, i cili është nën hetim nga autoritetet amerikane.

 

Pyetje: Keni koment për djalin tuaj që shkoi sot në SPAK?

 

Berisha: Përpjekje për të mjegulluar aferën Rama –McGonigal, Me instrumentalizimin e ‘SPAK-ut të partisë.