Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje për protestuesit e arrestuar të shtunën e shkuar pasi hodhën shashka e tymuese.

 

 

Gjykata ka lënë të lirë Jakup Stafën, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Dorison Petoku, 19 vjeç, banues në Thumanë.

 

Prokurori i çështjes kërkoi të njëjtën masë, atë të detyrimit të paraqitjes.

 

 

Ata u arrestuan gjatë tubimit të zhvilluar para Kuvendit, pasi hodhën flakadanë dhe kapsolla në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë duke lënduar dy prej tyre.