Zëvendës Kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka përjashtuar nga seanca e kësaj të enjteje deputetin e PD, Edmond Spaho, pasi ai në mënyrë të vazhdueshme i binte bilbilit duke prishur qetësinë në sallën e Parlamentit.

Njëkohësisht Spaho akuzohet edhe se bllokoi foltoren.

 

Përveç përjashtimit nga seanca, Felaj ka ndëshkuar Edmond Spahon dhe me gjobë me vlerë sa dita e punës.

 

Më herët Felaj mori masë ndaj Spahos duke i hequr të drejtën e fjalës dhe e ka paralajmëruar se këtë masë do e marrë sa herë që ai të shkelë rregullin.