Në prangat e policisë së Matit ka rënë një 21 vjeçar me iniciale A. N. i cili ishte i shpallur në kërkim dhe i akuzuar për kultivimin e 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Macukull, Mat, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia,  në vitin 2021.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Mat

 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Macukulli".

 

Kapet dhe ndalohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim, i akuzuar për kultivimin e 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në Mat. 

 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, mbështetur dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i punës së mirorganizuar, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Macukulli", në kuadër të të cilit, në Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. N., 21 vjeç, banues në Krujë. 

 

Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka kultivuar 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Macukull, Mat, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia,  në vitin 2021. 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.