Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet për vizitë në Ankara, pas çka do të vizitojë edhe qytetin Hatay të goditur nga tërmeti.

ErdoÄŸan dhe Stoltenberg u takuan në Pallatin Presidencial në Ankara, ndërsa takimi me dyer të mbyllura zgjati një orë e 20 minuta.

 

Më herët, Stoltenberg u takua edhe me ministren turk të Punëve të Jashtme, Mevlüt ÇavuÅŸoÄŸlu.

 

Pas takimit me ministrin ÇavuÅŸoÄŸlu, Stoltenberg tha se tërmetet shkatërruese të javës së kaluar në jug të Türkiyes ishin fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse që ka ndodhur në territorin e NATO-s që nga themelimi i saj.

 

Ai premtoi vazhdimin e ndihmës së NATO-s në këto kohë të vështira për Türkiyen.

 

Shefi i diplomacisë turke, nga ana e tij, tha se vizita e shefit të NATO-s synon të tregojë solidaritetin e aleancës.

 

Tërmetet e 6 shkurt me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter, epiqendra e të cilave u regjistrua në provincën Kahramanmaras, goditën pjesët jugore të Türkiyes, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz. Në Türkiye nga këto dy tërmete jetën e humbën të paktën 36.187 persona./AA