OKAN COŞKUN/FIRAT ÖZDEMİR
Ekipet e Kërkim Shpëtimit (PAK) të Policisë turke me përvojën që kanë fituar në tërmetet, përmbytjet dhe zjarret gjatë 3 viteve në vend dhe me një personel prej 1.048 personash dhe 4 qen kërkim-shpëtimi shpëtuan qindra jetë në 11 qytetet e prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş.
PAK u themelua më 4 shkurt 2020 me udhëzim të ministrit të Brendshëm, Süleyman Soylu pas tërmetit që ndodhi në vitin 2020 me qendër në rajonin Sivrice në qytetin Elazığ ku gjatë kësaj periudhe ai ka kryer misione në shumë fatkeqësi natyrore.
Yunus Emre Ünveren, zv/shefi i Departamentit të sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë tha për Anadolu se është përjetuar fatkeqësia më e madhe e shekullit dhe se vazhdojnë punimet për shërimin e plagëve.
"Pas tërmetit mbërritëm në rajon përmes rrugës tokësore dhe asaj ajrore. Filluam aktivitetet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja. Punojmë në mënyrë vullnetare pa fjetur, pa pushuar 7/24. Punojmë me vullnetin për të shpëtuar edhe një qytetar tjetër. Ndërsa përjetojmë edhe dhimbjen e qytetarëve që kemi humbur", tha Ünveren.
- "Kemi përdorur të gjithë personelin dhe mundësinë e pajisjeve në dispozision"
Ünveren thekson se kanë ofruar mbështetje ndaj shumë punimeve të kërkim-shpëtimit nën rrënoja në rajonin e tërmetit dhe se personeli që ka punuar në zonat e rrënojave ka kryer një detyrë pa pushuar dhe pa fjetur.
"Në rajonin Kahramanmaraş mbërritëm me 4 qen të kërkim-shpëtimit. Qentë përcaktuan vendin e 74 qytetarëve në 39 rrënoja. Kemi nxjerrë të gjallë qytetarët tanë nga pikat që përcaktuan. Jemi përpjekur që të arrinim sa më shumë qytetarë. Kemi shpëtuar qindra qytetarë. Sikur të kishim shpëtuar më shumë", deklaroi Ünveren.
- Kanë ndërmarrë detyra të rëndësishme gjatë përmbytjeve, në zjarre dhe në tërmete
Ekipet e Kërkim Shpëtimit (PAK) të Policisë u themeluan 3 vite më parë me udhëzim të ministrit Soylu, rikujtoi Ünveren i cili tërhoqi vëmendjen se janë një ekip i ri.
"Kanë ndërmarrë detyra në tërmetin në Izmir, në fatkeqësinë e përmbytjeve në Artvin dhe Kastamonu dhe në zjarret në Muğla dhe Antalya. Ndërsa tani jemi me mision në tërmetin që ka prekur 11 qytete. Në zonën e tërmetit janë me detyrë 1.048 ekipe të PAK. I kemi bërë shumë shpejt planet tona. Kemi përdorur të gjithë personelin dhe mundësinë e pajisjeve në dispozicion", tha ai.
- "Deri më tani kemi nxjerrë të gjallë 346 persona"
Shefi i ekipit të PAK, Ümit Can Erol tha se që nga momenti i tërmetit kanë mbërritur në mënyrë të shpejtë në rajon për të arritur në zonat e tërmetit.
Ai tha se kanë punuar nën urdhrat dhe shërbimin e popullit. "Allahu e ndihmoftë popullin tonë. Me personelin punojmë në terren. Deri më tani kemi nxjerrë të gjallë 346 persona. Punimet tona vazhdojnë. Shpresojmë shpëtimin e jetëve të reja", tha Erol.
Gjithashtu edhe Onur Önler, administratori për qentë e PAK tha se në rajon kanë ardhur me 4 qen dhe se vazhdojnë punimet.
"Qentë janë trajnuar mbi erën e njeriut të gjallë. Qentë na tregojnë kur shohin të gjallë. Edhe ne njoftojmë ekipet dhe fillojnë punimet. Ndryshojmë vazhdimisht zonën e rrënojave. Qentë tanë janë bërë heronj të fshehtë", tha Önler./AA