Kryeministri Edi Rama niset nga Kryeministria drejt Kuvendit pas protestës së mbajtur te Parlamenti dhe debateve të forta në seancën plenare.

 

 

Për dy orë e gjysmë protestuesit e thirrur nga opozita kanë protestuar para Kuvendit, në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë Rama.

 

Pasi dhanë mesazhet e tyre, protestuesit u larguan nga Kuvendi, ndërsa iu drejtuan selisë së PD-së, bashkë me Berishën dhe deputetë të tjerë, që rezultojnë të përjashtuar nga seancat plenare. Paralelisht po mbahet seanca plenare, e cila është karakterizuar nga debate.

 

Ndërkohë, protesta e radhës është paralajmëruar më 3 mars.