Në Türkiye 290 mijë njerëz, përfshirë shumë të famshëm, aplikuan përmes aplikacionit e-Devlet për t'u bërë familje kujdestare për fëmijët e pashoqëruar pas tërmeteve që prekën 11 provinca në KahramanmaraÅŸ.

Pas tërmeteve e gjithë Türkiye u bë "një zemër" për të ndihmuar në çdo mënyrë të prekurve dhe për t'u qëndruar pranë.

 

Përveç ndihmave për viktimat e tërmetit, shumë njerëz vendosën për të qenë një shtëpi e ngrohtë për fëmijët e pashoqëruar.

 

Që nga dita e parë e tërmetit, shumë persona, përfshirë edhe ata të njohur për publikun, kanë aplikuar në Ministrinë e Familjes dhe Shërbimeve Sociale nëpërmjet aplikacionit e-Devlet për të marrë nën përkujdesje fëmijët e prekur nga tërmeti.

 

Derisa në vitet e mëparshme pranoheshin mesatarisht 3 aplikime në ditë për t'u bërë familje kujdestare, kjo shifër arriti në 290 mijë brenda 10 ditësh.

 

- Shërbimi familjar kujdestar për të mbijetuarit nga tërmeti nuk zbatohet për momentin

 

Fëmijët dhe foshnjat e mbijetuara nga tërmeti transportohen fillimisht në spitale për kontrolle dhe trajtime shëndetësore. Fëmijët dhe foshnjat trajtimet e të cilëve kanë përfunduar u dorëzohen familjeve dhe të afërmve të tyre pas identifikimit.

 

Të mbijetuarit e pashoqëruar në tërmet, trajtimi i të cilëve ka përfunduar dhe nuk gjendet familja e tyre, mbahen nën kujdes dhe mbrojtje në institucionet e Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale.

 

Ministria, e cila ka prioritet ribashkimin e të mbijetuarve nga tërmeti me të afërmit e tyre pas identifikimit, aktualisht nuk zbaton shërbime familjare kujdestare për foshnjat dhe fëmijët e të mbijetuarve nga tërmeti.

 

Ministria do të vlerësojë aplikimet për familjet kujdestare për viktimat e tërmetit të pashoqëruar, të cilat i ka marrë në mbrojtje.

 

Nga ana tjetër, vazhdon procesi për t'u bërë familje kujdestare për fëmijët që janë në përkujdesje institucionale.

 

- Cilat janë kushtet për të qenë familje kujdestare?

 

Shtetasit e Republikës së Türkiye-s, me banim të përhershëm në vend, nga mosha 25-65 vjeç, të paktën të diplomuar në shkollën fillore, me të ardhura të rregullta, të cilët nuk kanë prindër ose kujdestarë natyrorë të fëmijës mund të aplikojnë për familje kujdestare.

 

Në familjen kujdestare preferohen veçanërisht të afërmit, fqinjët apo miqtë e familjes që janë afër fëmijës.

 

Të martuar, beqarë, me ose pa fëmijë, kushdo që dëshiron të jetë familje kujdestare mund të aplikojë në e-Devlet dhe drejtoritë në provincën e vendbanimit. Bashkëshortët duhet të aplikojnë së bashku për këtë shërbim.

 

Ata që dëshirojnë të përfitojnë nga ky shërbim mund të aksesojnë dokumentet dhe informacionin e nevojshëm në faqen e internetit të Ministrisë./AA