Forcat mercenare ruse kanë pësuar diku te 40,000-60,000 humbje në radhët e ushtarëve në luftën në Ukrainë.
Ky vlerësim vjen nga Ministria Britanike e Mbrojtjes në raportimin e saj të përditshëm të inteligjencës.
Sipas ministrisë, shkalla e viktimave ruse është “rritur ndjeshëm që nga shtatori i vitit 2022, kur ‘mobilizimi i pjesshëm’ u imponua nga autoritetet ruse”. Kujtojmë se agresioni rus në Ukrainë nisi shkurtin e vitit të kaluar.