Kuvajti nuk e la të vetme Türkiye-n me ndihmën që dha pas tërmeteve në Kahramanmaraş, të cilat u cilësuan si "fatkeqësia e shekullit", raporton Anadolu.

 

Qeveria e Kuvajtit dhe populli nuk e kanë ndalur ndihmën për të prekurit nga tërmeti që nga 6 shkurti, kur ndodhën lëkundjet.

 

Duke vepruar me shpejtësi për mbështetje pas katastrofës së tërmetit, Kuvajti kreu aktivitete të ndihmës humanitare përmes shtetit, organizatave joqeveritare (OJQ), bamirësve, kompanive private dhe qytetarëve.

 

U krijua urë ajrore

 

Në ditën e tërmetit, me udhëzimin e Emirit të Kuvajtit, Shejh Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah u lëshuan dy avionë mallrash ushtarakë për transportin e shpejtë dhe efikas të ekipit të kërkim-shpëtimit, ekipit mjekësor, furnizimeve shëndetësore dhe nevojave të tjera pas fatkeqësisë.

 

Ekipi i kërkim-shpëtimit prej 46 personash dhe ekipi mjekësor i urgjencës, i udhëhequr nga Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit, mbërriti në Gaziantep më 7 shkurt me 6 automjete kërkim-shpëtimi.

 

Me udhëzimet e Emirit, Sheikh Nawaf dhe Princit të Kurorës Meshal al-Ahmed al-Jaber al-Sabah, qeveria e Kuvajtit më 9 shkurt premtoi 15 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmetit në Türkiye.

 

Ministri i Kuvajtit erdhi në Gaziantep me 40 tonë materiale ndihmë

 

Më shumë se 67 milionë dollarë ndihma u mblodhën me mbështetjen e më shumë se 129 mijë njerëzve dhe organizatave në programin e dhurimit të drejtpërdrejtë të organizuar nga Ministria e Çështjeve Sociale të Kuvajtit më 11 shkurt me temën "Kuvajti është me ju" për zonat e tërmetit në Türkiye dhe Siri.

 

Thuhet se ndihmat do të ndahen në mënyrë të barabartë për zonat e tërmetit në Türkiye dhe Siri.

 

Përveç këtyre, ministri i Çështjeve Sociale dhe Zhvillimit Social të Kuvajtit, Mey al-Bagli vizitoi Gaziantepin më 14 shkurt me një avion mallrash ushtarak që mbante 40 tonë materiale ndihme humanitare për të shprehur solidaritetin e vendit të tij me Türkiye-n pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş të përshkruar si "fatkeqësia e shekullit".

 

Aktivitete bamirëse në nivel të OJQ-ve dhe fondacioneve humanitare

 

Njoftohet se 30 organizata bamirëse dhe OJQ do të zhvillojnë fushata të ndihmës humanitare për viktimat e tërmetit me miratimin e Ministrisë së Çështjeve Sociale të Kuvajtit.

 

Që nga 16 shkurti, 9 avionë mallrash ushtarakë që mbanin pajisje mjekësore, tenda, batanije dhe ushqime dërguan rreth 450 tonë ndihma humanitare në Türkiye në kuadër të urës ajrore.

 

Gjysmëhëna e Kuqe e Kuvajtit filloi një fushatë donacionesh për të mbuluar periudhën midis 7 shkurtit dhe 7 marsit 2023. Ajo nënshkroi një marrëveshje me Katarin dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për një angazhim material ndihme prej 1 milion dollarësh.

 

Shumë organizata ndihmash kuvajtiane kanë nisur fushata të ndihmës ndërsa disa kanë marrë pjesë në shpërndarjen e ushqimit, trajtimin dhe aktivitetet e kujdesit në zonat e fatkeqësive. Shuma totale e ndihmave të mbledhura nga organizatat e ndihmës kuvajtiane nuk mund të dihej qartë, një mobilizim intensiv ndihme është kryer në çdo fushë.

 

Sektori privat i Kuvajtit nuk ua ndaloi ndihmën viktimave të tërmetit. Kompanitë kryesore të vendit kanë premtuar më shumë se 30 milionë dollarë donacione totale.

 

Qindra tonë materiale të ndihmës janë mbledhur deri më tani në artikuj të ndryshëm në fushatën e ndihmave, e cila u iniciua nga Ambasada e Kuvajtit në Ankara dhe tërhoqi shumë interes.